Jeton Kelmendi European poetry
   
 
  Shqip

Jeton Kelmendi, poet dhe publicist, lindi më 1978Pejë.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, studimet në Prishtinë. Punon për shumë media shqiptare dhe bashkëpunon me të tjera edhe jashtë vendit. Kelmendi është një emër i njohur, për lexuesin në Kosovë, që nga vitet 2000. Ai gjithashtu njihet nga lexuesit si publicist që trajton çështjet politike dhe kulturore. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë pjesë e disa antologjive. Jeton Kelmendi është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare te poetëve dhe është i prezantuar në revista kulturore sidomos në gjuhën angleze. Esenca e mendimit poetik të Kelmendit është etika e të shprehurit dhe kujdesi me fjalën. Motive dominuese në krijimtarinë e tij, janë lirika e dashurisë dhe realiteti i kohës. Është veteran i luftës së UÇK-së. Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel dhe është anëtar i Asociacionit të Gazetarëve profesionist të Evropës.

Jeton Kelmendi është autori që ka krijuar poezinë e tij, tredimensionale, ku modernen gërsheton me aktualitetin dhe e shpreh në mënyrë origjinale dhe tradicionale. Kritika e ka vlerësuar si poezi e mesazheve të mëdha dhe të realizuar artistikisht. Gjuha e Kelmendit, në poezinë e tij është personale, e cila natyrshëm i shkon lexuesit, si një formë që tërheq së rilexuari, ngase kap koncepte figurative e komplekse. Esenca e poezisë së tij është narracionin vertikal dhe figura me të cilat luan në kohë dhe hapësirë.

Tabela e përmbajtjeve

[fshih]

Mendime për poezinë

  • "Buka e vargjeve" dhe "uji i fjalës"

Jeton Kelmendi është një "konstruktor" i mirë vargjesh, duke impresionuar përmes aftësisë për të ditur të gjejë simbolikën, imagjinatën dhe metaforën, të një origjinaliteti dhe brishtësie të cilën nuk mund ta hasim veçse rrallë, dhe vetëm te autorët e pajisur me dhunti, atje ku e gjen fushën e fjalës, trupin e heshtjes, plagët e fjalës, eshtrat e zbardhura të lirikës etj. Antologjia e tij është bregu i mërgimit, i vetëekzilit të çdot njeriu modern, dhe njëherit vendi në të cilin, madje qoftë se edhe janë rralluar, letrat ende arrijnë. Dhe njëherit me to, edhe fëshfërima e fshehtë dhe magjepsëse e poezisë.

Florentin Popescu

Para ca kohësh, lexuesit e Rumanisë patën surprizën e takimit edhe me një poet të vërtetë – nga poetët e shumtë, të çmuar dhe interesantë, origjinalë e të bukur – nga Kosova, një yon; e bekuar e cila tejmatanë padrejtësive të njohura historike, dëshmon se është një hapësirë letrare që shkon duke u afirmuar dhe na imponon gjithnjë e më shumë në koncertin universal të botës lirike. Emri i këtij poeti është Jeton Kelmendi, ndërsa vëllimi i tij, i përkthyer në gjuhën rumune prej Baki Ymerit, mban një titull jo vetëm sugjestiv, por dhe njërin të përmushur me ngarkesë sentimentale dhe simbolike : Sa shumë janë rralluar letrat.

Jeton Kelmendi ka debutuar në moshën 21 vjeçare, më 1999, me vëllimin Shekulli i Premtimeve, që don të thotë se poeti lë të kuptohet, së paku përmes titullit të zgjedhur për atë libër, se qysh në atë kohë e kishte vizionin e pjekur dhe plotësisht të përgjegjshëm për kuptimin e bardit, por edhe për shekullin e shqetësuar në të cilin i qe dhënë fati të jetojë. Përndryshe, qoftë kalimthi duke thënë, Jeton Kelmendi është dëshmuar të jetë fort i inspiruar, dhe më pastaj duke patur parasysh faktin se vëllimet e tij që do të pasojnë do të kenë edhe ato tituj "polemikë" dhe nxitës: Përtej Heshtjes, (2002). Në qoftë mesditë (2004) Më fal pak Atdhe (2005), Ku shkojnë ardhjet (2007) Zonja Fjalë (2007) dhe : Sa fort janë rralluar (2007).

Vëllimi që na e jep rastin të shtrojmë në letër mendimet dhe impresionet, është një antologji me vlera antologjike të zgjedhura nga e tërë krijimtaria e tij, dhe mban, një titull me një shëmbëlltyrë aktuale, e huazuar nga vargjet më të frymëzuara të poetit. Jo rastësisht themi para jush, gjatë përurimit të tij në Bukuresht, dhe shkruajmë në letër se është një "titull i inspiruar" ngase ai faktikisht ngërthen një univers të tërë lirik. Një univers që e individualizon autorin, duke i konturuar një personalitet të pakrahasueshëm, si në poezinë kosovare, poashtu edhe në atë evropiane.

Duke rrezikuar të kërkojmë ndjesë po qe se e nxjerrim në pah një të vërtetë tashmë të njohur – se njeriu është poezia e tij, siç edhe poezia është vetë njeriu, po pohojmë se Jeton Kelmendi shpreh vetveten në mënyrë të drejtpërdrejtë, të sinqertë dhe pa tam/tame të kërkuara në mundimet e figurës letrare, të cilat përndryshe do ta tradhtonin atypëraty. Jeton Kelmendi është, de facto, me gjithë qenien i shquar në kohërat e agjituara që i përjetojmë të gjithë – një poet i dashurisë dhe i pendës, i meditimeve përballë kalimit të kohës dhe konditës humane. Ndërsa, po qe se të rezumojmë në një fjalë të vetme krijimtarinë e tij, nuk dimë cili term do të ishte më i përshtatshëm : Thjeshtësi ? Sinqeritet ? Fshehtësi ? Pëshpëritje ? Dëshmi ? Nuk e dimë, ngase se poeti ka nga të gjitha këto nga diçka.

Autori dëshiron t’u komunikojë edhe të tjerëve diçka nga bota e tij e përmbushur me një shpirt të florinjtë. Një dëshmi e thjeshtë e bërë për të dashurën e tij, nga e cila gurgullon një vlerë gjeneralizuese, si në poemin „Fjala kapërcen heshtjen”: „Dje mësova/ Të hesht/ Të flas pak/ Jam i mbushur me frymën e pikëllimit/ Përmes qepallave të këputura/ Të syve tu/ Kaherë jam nisur kah ti/ Të flas duke heshtur/ Të rrëfej për ty/ Dhe për mua/ Dhe mendova/ Të të them/ Se je/ Buka e vargjeve/ Uji i fjalës/ Unë jam për ty/ Kënga më e kërkuar/ E kahershme!” Shohim këtu, një farë përmbysjeje të perspektivës, poeti duke prononcuar në finale shëmbëlltyrën më të përshtatshme, ngase ku mund të gjendet një krahasim më sugjestiv i ndjenjës, se sa në zërin e një melodie "të kahmotshme", e mbështjellë me parfumin dhe nostalgjitë e saj ?

Në këtë kontekst soditja, meditimi dhe malli gërshetohen me gjendjen e „pritjes” dhe nostalgjisë, të çastit në të cilin edhe po qe se „rrugët kanë vajtur në mërgim”, dikend nuk është vështirë për ta gjetur. Dikend të ndodhur ndërmjet errësirës dhe dritës, të cilit „i dhemb fjala” përballë këngës së pashprehur, të ëndërruar, të parandjerë dhe kaherë të pritur. Nuk e dimë si është prezantuar poeti në vëllimet e para, të cilat nuk kemi patur rastin t’i lexojmë, por këtu ai na del si një bard i frymëzuar dhe si një „konstruktor” i mirë vargjesh, duke impresionuar përmes aftësisë për të ditur të gjejë simbolikën, imagjinatën dhe metaforën, të një origjinaliteti dhe brishtësie të cilën nuk mund ta hasim veçse rrallë, dhe vetëm te autorët e pajisur me dhunti, atje ku e gjen fushën e fjalës, trupin e heshtjes, plagët e fjalës, eshtrat e zbardhura të lirikës etj.

"Sa fort janë rralluar letrat" na thotë poeti. Dhe përmes kësaj kuptojmë, faktikisht, shqetësimin për të parë se si njeriu modern i shekullit të XX, rreshtohet në valët e jetës si ushtar besnik i humanizmit, tëhuajësohet nga ndjeshmëria e çiltër, nga përjetimet dhe sentimentet e bukura, por edhe nga e shkuara e qetë dhe romantike, nga e cila çdo njëri prej nesh e ruajmë nga një pjesë në veten tonë. Këto – dhe jo vetëm këtyre – Jeton Kelmendi ua konsakron një pjesë të mirë të poezive, por edhe dashurisë së kundruar si një farë mërgimi nga pakënaqësitë dhe marrëzitë e kohës aktuale – fakt fort interesant (rumanisht: fapt foarte interesant), dhe të cilin lexuesi si dashamiri i poezisë, nuk mund të mos e vërejë, duke u bërë, pa kurrfarë dyshimi, „bashkëfajtor” i poetit.

Antologjia e Jeton Kelmendit na paraqitet më shumë se një „njollë ngjyre” në kontekstin e lirikës që praktikohet sot në botë. Ajo është bregu i mërgimit, i vetëekzilit të çdot njeriu modern, dhe njëherit vendi në të cilin, madje qoftë se edhe janë rralluar, letrat ende arrijnë. Dhe njëherit me to, edhe fëshfërima e fshehtë dhe magjepsëse e poezisë. (Bukuresht, 30 prill 2008)

Drita e fjalëve

Më duket se prej shekujsh e mbaj në trup këmishën e poezisë shqipe, ndërsa drita e saj e nxit murlanin në shpirtin tim me vargje të cilat më shërojnë nga vdekja duke i lexuar, apo, duke ua dëgjuar fëshfërimën e mrekullueshme. Fuqia e vargjeve të poetëve shqiptarë buron nga zemra e përjetshme e një dheu të mbrujtur me dashuri dhe vuajtje që e përmbushin misionin e jetës me merita që mbeten në histori. Ja, mbaj në pllakat e shuplakës shpirtin poetik të Jeton Kelmendit, ndërsa drita e tij më duket e mjaftueshme, ngase buron nga rrënja e fjalëve që i lartëson në drejtim të shikimit, aq sa e kuptoj britmën e tyre edhe në adresën time, një lexues i gjorë, dhe më bën të jem dëshmitar i çastit fitimtar të lotit kosovar. Jetoni është një zjarr i brendshëm i degdisur nëpër prita e pritje fjalësh që s’të lënë të mbetesh i vetmuar, edhe pse i kaplon nga një herë vetmia në largësinë e një mendimi të cilit i janë fshehur rrugët.

Poeti shkëput nga tuli i shpresës një mahnitje turbulluese që turfullon me të gjitha hijet që vijnë pas teje, dhe vjeshtët kalojnë këndejpari si një heshtje e fillimit kur të mbyll e shkuara në vetmi. Kush e din se cila erdhi më parë : "ardhja apo shkuarja", pyet poeti duke ëndërruar t’i shërojë me fjalë krejt të vetmuarit e botës. Duke na i shëruar plagët e pashërueshme të shpirtit, Jeton Kelmendi e fiton betejën mendimtarë të mundimit duke arritur rë bëhet një zë i veçantë i ndërgjegjes artistike të shpirtit shqiptar. Kështu, poemat e tij i japin peshë plotnisë dhe vlerës, duke u shndërruar në stoli të vërteta. Nga do të nisë dita ime e nesërme, ku është hija ime e djeshme, pyet poeti duke i kundruar te guri i padukshëm ëndrrat dhe zgjimin nga ëndërrimi, ujin, bukën dhe antinjeriun, shirat e lodhura, dëborën dhe krojet që s’duan të rrjedhin më shumë për ne ngase ua kanë rrëmbyer qiellin, dhe asnjë çik dimri nuk ma kanë lënë, thotë poeti : "dhe asgjë nuk ka mbetur për mua/ kush do ta gjejë vallë kodin tim/ për nesër".

Delikat dhe i sinqertë, poeti sjell në gjykatën e instancës së fundit të gjuhës së tij dhe të gjithëve, çdo gjë të mbrujtur me vërtetësi, dashuri, dyshim apo fitore, në një regjistër personal të mirëstrukturuar, që e vë pa kurrfarë dyshimi në qarkun e zërave të mëdhenj të lirikës së sotme shqipe : "Ëndrrës sime dhe zgjimit tënd", thotë poeti, "nuk u dihet Atdheu/ as zhurmës sonë dhe as heshtjes sate/ nuk u besohet dita e nesërme/ thuase është e pasnesërmja jote/ nga e cila kam frikë". Ja pra, kjo është "Aerdhja jonë në pergament", në horizontin e mallit dhe pritjes së një përgjigjeje, poeti dëgjon qetësinë e skalitur në gjurmat e fjalëve, në brigjet e të cilave unë, shtegtar i vonuar apo i ardhur para kohe, nuk jam veçse njeriu me duart e pastra nga bardhësia e të cilave ka marrë fluturimin një pulëbardhë e vetmuar :

“Një çik më vonë do të dalë në gurrin e fjalës/ për ty do të dal dhe unë/ do të të pres gjatë/ me të gjitha shkuarjet/ me të gjitha ardhjet”. Dhe ja, dha Zoti një “një çik më vonë”, më mirë më vonë se kurrë, të dalë një “bandit” që din të përkthejë, e të na e sjellë shpirtin poetik të Kosovës kreshnike në veri të Danubit, në gjirin e gjuhës së një kombi me të cilin na lidh një e shkuar e lashtë dhe e bukur, nga e cila buron edhe fjala më e lashtë dhe më e bukur e nënshtratit të gjuhëve tona : bukuria. Qoftë i gëzuar dhe paharruar ky çast i bekuar ! (Mihai Antonescu)

Tituj të veprave

Libra në gjuhë tjera

  • Ce mult s-au rãrit scrisorile / Sa fortë janë rralluar letrat, antologji personale në gjuhën rumune, 2008,
  • Breath / Fryma, botuar në Indi, 2009.

Kopertina të librave

"Çmimi i madh nderkombetar Solenzara Paris" (Grand Prix International Solenzara Paris)

 Lidhje të jashtme

Jeton Kelmendi
 
Poésie biographie Jeton Kelmendi
 
Note biographique:
Le poète Jeton KELMENDI est né à Pejë (Kosovo) en 1978.
Il a fait ses études primaires et secondaires dans sa ville natale. Il est licencié de journalisme de l’Université de Prishtina. Actuellement, Kelmendi poursuit ses études supérieures à l’Université Libre de Bruxelles (Politique internationale et Problèmes de sécurité). Parallèlement à ses travaux universitaires, il écrit et publie plusieurs recueils de poésies. Jeton Kelmendi est collaborateur de bon nombre de médias, albanais et étrangeres, traitant essentiellement d’affaires culturelles et politiques.
Kelmendi s’est fait connaître par le large public grâce à son premier ouvrage poétique “Le siècle des promesses”, publié en 1999 et qui a connu un immense succès. Ses poésies sont traduites en 22 langues et publiées dans beaucoup d’anthologies.
Il est membre de nombreux clubs internationaux de poètes.
Il est vétéran de la guerre que l’UCK a mené pour l’indépendance de Kossovo (1998-1999)
A présent Kelmendi vit et travaille à Bruxelles.
Ouvrages de l’auteur :
Poésie :
Le siècle des promesses, Rilidja, Prisjhtinë,1999
Par-delà le silence, Faik Konica, Prishtinë, 2002
Peut-être à la mi-journée, Faik Konica, Prishtinë, 2004
Donne-moi un peu de pays, Faik Konica, Prishtinë, 2005
Où nous mènent les événements, Ombra GVG,Tiranë, 2007
Tu viens pour le bruit du vent, Globus R., Tiranë 2008
Le temps lorsqu’il aura du temps, Ideart, Tiranë, 2009
Drame :
Dame parole, 2007
Publications en langues étrangères :
Ce mult s-au rãrit scrisorile / Les lettres sont devenues fort rares (choix de poèmes traduits et publiés en roumain)

A Breath / La respiration (choix de poèmes traduits et publiés en Inde)
Reconnaissance internationale :
Membre de l’Association des journalistes professionnels d’Europe, Bruxelles.
Membre de l’Académie européenne des Sciences, des Arts et des Lettres, Paris.
Grand Prix Internationa Solenzara de Poésie, France.
Biography of Jeton Kelmendi
 
Biography of Jeton Kelmendi
Jeton Kelmendi was born in 1978 in the City of Peja, Kosova. He completed elementary school in his birth place. Later he continued his studies at the University of Prishtina and received the degree of Bachelor of Arts in Mass communication. Currently he is completing his graduate studies at the Free University of Brussels, Belgium, specialising in International and Security Studies. For many years he has written poetry, prose, essays and short stories. He is a regular contributor to many newspapers, in Albania and abroad, writing on many cultural and political topics, especially tconcerning international affairs. Jeton Kelmendi became well known in Kosova, after the publication of his first book entitled: “The Century of Promises” ( “Shekulli i premtimeve”), published in 1999. Later he published a number of other books. His poems are translated in more that twenty-two languages and published in a few international Literature Anthologies. He is one of the most translated Albanian Poets. According to a number of literary critics, Kelmendi is the genuine representative of modern Albanian poetry. He is a member of many international poetry clubs and is a contributor to many literary and cultural magazines, especially in English, French and Romanian Languages. The wisdom of his work in the field of Literature is based in the attention that he pays to the poetic expression, modern exploration of the text and the depth of the message. His Genre is focused more on love lyrics and elliptical verse intertwined with metaphors and artistic symbolism. Kelmendi is a veteran of the War of Liberation in Kosovo led by the Kosovo Liberation Army, 1998 -1999. he currently resides and works in Brussels, Belgium.

Published works:
“The Century Promises” ( title of the original: “Shekulli i Premtimeve”), 1999 (poetry)
“Beyond Silence” (“Përtej Heshtjes”), 2002 (poetry)
“If it is afternoon” (“Në qoftë mesditë”), 2004 (poetry)
“Fatherland pardon me” (“Më fal pak Atdhe”), 2005, (poetry)
“Where are the arrivals going” (“Ku shkojnë ardhjet”), 2007 (poetry)
“You arrived for the traces of wind” (“Erdhe për gjurme te erës”, 2008 (poetry)
“Time when it has time” (“Koha kurë të ketë kohë”), 2009 (poetry)

Published plays:
- “The Madam Word” (“Zonja Fjalë”), 2007 (Drama)

Published Works In Foreign Language :
- “Ce mult s-au rãrit scrisorile” (“Sa fortë janë rralluar letrat”); published in Romanian Language.
- “A respiration” (“Frymëmarrje’); published in India
- “Dame parol,” drama; published in French
- “COMME LE COMMENCEMENT EST SILENCIEUX”
(“Ku fillon heshtja”), poetry; Paris, France
- “ΠΟΥ ΠΑΝΕ ΟΙ ΕΡΧΟΜΟΙ (“Ku shkojnë ardhjet”),
Poetry in Greek; Athens, Greece
- “Wie wollen (“Si me dashtë”), poetry; Berlin, Germany

International Awards:
Member of the Association of Professional Journalists of Europe, Brussels, Belgium.
Member of the Academy of Science and Arts of Europe, Paris, France.
SOLENZARA Prestigious International Award, Paris, France.
Jeton Kelmendi Biografi e shkurter
 
SHËNIME PËR AUTORIN

Jeton Kelmendi u lind më 1978 në Pejë-Kosovë.
Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për Komunikim Masiv në Prishtinë, kurse studimet post-diplomike në ULB- Universitetin e Brukselit (Politikat ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë). Vite me radhë shkroi dhe botoi poezi, prozë, ese dhe tregime. Është bashkëpunëtor i shumë medieve, shqiptare e të huaja, ku trajton çështjet të ndryshme kulturore dhe politike, sidomos që kanë të bëjnë me raportet ndërkombëtare. Si emër Jeton Kelmendi u bë i njohur për lexuesin në Kosovë me përmbledhjen e parë me poezi “Shekulli i premtimeve”, të botuar më 1999. Në vijim botoi edhe një serë librash të tjera. Poezitë e tij u përkthyen në më shumë se 22 gjuhë të huaja, u botuan në disa antologji ndërkombëtare. Është njëri nder poetet më të përkthyer shqiptar. Ai është përfaqësues i denjë i poezisë moderne shqiptare është thënë nga kritika letrare. Kelmendi është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare të poetëve dhe bashkëpunon me disa revista letrare e kulturore, sidomos në gjuhët angleze, franceze dhe rumune. Qenësia e punës së tij në fushën e artit letrar është kujdesi që i kushton të shprehurit poetik, shtjellimit modern të tekstit dhe thellësisë së mesazhit. Në krijimtarinë e tij veçohet sidomos lirika e dashurisë dhe vargu eliptik i ndërthurur me metafora dhe simbole artistike. Është veteran i luftës që bëri UÇK-ja më 1998 -1999. Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel.

Tituj të veprave

Shekulli i Premtimeve, 1999 (poezi)
Përtej Heshtjes, 2002 (poezi)
Në qoftë mesditë, 2004 (poezi)
Më fal pak Atdhe, 2005 (poezi)
Ku shkojnë ardhjet, 2007 (poezi)
Erdhe për gjurme te erës, 2008 (poezi)
Koha kurë të ketë kohë, 2009 (poezi)

Dramë

Zonja Fjalë 2007 (dramë)

Në gjuhë të huaja

-Ce mult s-au rãrit scrisorile /Sa fortë janë rralluar letrat në Gjuhën Rumune
-A breath /frymëmarrje në Indi
-Dame parol drama Francë
-COMME LE COMMENCEMENT EST SILENCIEUX (Ku fillon heshtja) poezi Paris
-ΠΟΥ ΠΑΝΕ ΟΙ ΕΡΧΟΜΟΙ (Ku shkojnë ardhjet) poezi në Greqi -Wie wollen (Si me dashtë) poezi Gjermani


Mirënjohje ndërkombëtare

Anëtar i Asociacionit të gazetarëve profesionit të Evropës, Bruksel
Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Paris
Çmimi prestigjioz ndërkombëtar SOLENZARA, Paris
 
Visitors 24591 visitors (40028 hits) Jeton Kelmendi
Poetry, art, culture and articles you can read in this web page of Jeton Kelmendi This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free